Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Man. City ofron 90 mln Euro për zëvendësuesin e Gundogan

Man. City ofron 90 mln Euro për zëvendësuesin e Gundogan
Man. City ofron 90 mln Euro për zëvendësuesin e Gundogan

Ndonëse fitoi gjithçka në sezonin që lamë pas, Manchester City nuk ka ndërmend të ndalet me kaq dhe ka nisur menjëherë punën në merkato për t’u përforcuar edhe më shumë.

Objektivi fillestar i ‘citizens’ është të gjejnë zëvendësuesin e Ilkay Gundogan, turko-gjermani që u transferua te Barcelona dhe emri i përzgjedhur nga Pep Guardiola është ai i mesfushorit anglez Declan Rice.

Ky i fundit mban shiritin e kapitenit te West Ham, me të cilin fitoi edhe Conference Leaguen në sezonin që lamë pas, por ‘citizens’ janë gati ta marrin, teksa kanë përgatitur një ofertë prej 90 milionë eurosh për të marrë kartonin e Rice.

Lexo edhe:

Vetë mesfushori anglez ka dhënë miratimin e tij për një transferim të mundshëm nën urdhrat e Pep Guardiolës, megjithatë londinezët e West Ham nuk janë bindur ende, pasi shpresojnë të arkëtojnë më shumë se 100 milionë euro për kapitenin e tyre.

Në ditët e ardhshme pritet që drejtues të të dy klubeve të ulen në tryezë për të vijuar negociatat, teksa nuk përjashtohet mundësia që ‘citizens’ të rritin ofertën e tyre, për të kompletuar sa më shpejt mesfushën.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Futboll

Neymar e ka përjetuar shumë keq rënien e Santosit në divizionin e dytë të futbollit brazilian, njësoj si gjithë tifozët e skuadra historike. Sulmuesi...