Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Mbappe refuzon 700 mln €, arabët bindin një tjetër titullar të PSG-së

Kylian Mbappe ka refuzuar të nisë bisedimet me drejtuesit e Al-Hilal. Klub që është gati ta kthejë në futbollistin më të shtrenjtë dhe më të paguar në planet.

Pavarësisht problemeve dhe luftës së hapur me PSG-në, sulmuesi 24-vjeçar nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli i vërtetë. Duke i thënë “jo” propozimit të klubit saudit.

Që kishte gati një ofertë të pabesueshme prej 700 milionë eurosh në sezon për “yllin” francez. Ndërkohë që presidenti Nasser Al-Khelaifi kishte pranuar 300 mln eurot që ofronin arabët për kartonin e një prej futbollistëve më të mirë në qarkullim.

Por, Al-Hilal ka bindur një tjetër futbollist të skuadrës së Luis Enriques për t’i dhënë fund aventurës në kontinentin e vjetër.

Lexo edhe:

Marco Verrattin, i cili është pjesë e kampionëve të Francës prej vitit 2012. 30-vjeçari nga Pescara, për të cilin sezoni i fundit nuk ishte pozitiv, pasi ishte ndër më të kontestuarit e tifozëve bashkë me Messin dhe Neymarin, ka pranuar ofertën e sheikëve.

Për Verrattin u fol për një rikthim të mundshëm në Itali, ndërkohë që emri i tij ishte në listën e dëshirave të Liverpoolit dhe Atletico Madrid.

Por, e ardhmja quhet Al-Hilal, që pritet të paguajë rreth 30 mln euro në arkat e PSG-së për të siguruar shërbimet e titullarit të kombëtares italiane. I cili do të firmosë një kontratë faraonike në klubin saudit (2026).

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...