Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Mbetesh i preferuari im”, Deschamps: Griezmann meritonte Topin e Artë 2018

Franca e tij është e mbushur me lojtarë shumë cilësorë, mbi të gjithë Kylian Mbappe, por i preferuari i Didier Deschamps është Antoine Griezmann.

Është e mrekullueshme për një skuadër të ketë në përbërje një futbollisti si ai, Antoine është një shembull i shkëlqyer.

E kam shoqëruar ndër vite, në ndeshje dhe në kompeticione. Mes nesh është krijuar një marrëdhënie njerëzore e mbushur plot besim të ndërsjelltë.

E di se çfarë i detyrohem për atë që i ka dhënë skuadrës kombëtare. Askush nuk është i pazëvendësueshëm, por mund të jesh i domosdoshëm. Dhe ai e ka bërë këtë me kalimin e viteve”.

Lexo edhe: 

Deschamps i rikthehet edhe Topit të Artë 2018. Çmim që u fitua nga Luka Modric, ndërkohë që Griezmann, i cili fitoi Kupën e Botës me Francën, u rendit i treti. Mes tyre Cristiano Ronaldo.

Ai mund ta kishte fituar Topin e Artë falë sezonit që përjetoi dhe titullit kampion bote. Do ta kishte merituar. Kur është i mbushur me besim, ai është rrezatues dhe shkëlqen.

Antoine gjithashtu ka aftësi për të përcjellë shkëlqim, për atë që është dhe çfarë përfaqëson. Ai është një forcë lëvizëse. Është dikush të cilit buzëqeshja nuk i mungon kurrë.  

Në aspektin njerëzor, ai është shumë i dashur. Në rast se nuk e di, ti je ende i preferuari im, Antoine”, thekson trajneri i kombëtares së Francës.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...