Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Më mungon futbolli”, Cuadrado “ndez motorët” për derbin

Juan Cuadrado qëndron jashtë fushave prej 20 dhjetorit të vitit të kaluar. Kolumbiani, i cili verën e kaluar u transferua nga Juventusi tek Interi me parametra zero, kreu një ndërhyrje kirurgjikale në tendinën e Akilit.

Së fundi ishte afër rikthimit në fushë. Por një tjetër problem do e detyrojë të mbetet larg fushave të blerta edhe për rreth 20-25 ditë.

35-vjeçari ka reaguar në rrjetet sociale, aty ku shkruan: “Më mungon të bëj atë që Zoti më ka caktuar për të bërë, por kam besim se do të kthehem së shpejti”.

Lexo edhe:

Anësori i djathtë pritet të jetë gati në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghit për derbin me Milanin, i programuar për datën 22 prill.

Sfidë ku zikaltrit mund të kurorëzohen kampionë për herë të 20-të në histori, pikërisht përpara rivalëve të përjetshëm.

Interi po dominon Serie A këtë sezon, duke kryesuar kampionatin me 79 pikë. Plot 14 më shumë se Milani i vendit të dytë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...