Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Menaxheri i njohur italian: Gilardino, trajner i së ardhmes, Immobile dëshiron…

FLORENCE, ITALY - FEBRUARY 26: Ciro Immobile of SS Lazio looks on during the Serie A TIM match between ACF Fiorentina and SS Lazio at Stadio Artemio Franchi on February 26, 2024 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Menaxheri i Ciro Immobiles dhe Alberto Gilardinos, Alessandro Moggi, foli për Sportmediaset për të ardhmen e dy klientëve të tij, duke filluar nga trajneri, i cili ende pret një takim zyrtar me Genoan dhe ka përfunduar në syrin e disa klubeve, përfshirë Fiorentinën, skuadër ku ka dhënë kontribut si futbollist:

“Gjëja më e rëndësishme është të nënvizosh se sa mirë po ecën Gilardino. Një trajner i ri, me ide të rëndësishme loje. Ai fitoi kampionatin e Serisë B vitin e kaluar dhe në sezonin e parë në Serie A po e dëshmon se është shumë i aftë dhe me siguri do të jetë një nga trajnerët më të rëndësishëm të së ardhmes italiane.”

Lexoni edhe:

Është normale të flitet për kontratën duke qenë se ajo skadon më 30 qershor 2024, por sot mendja e Gilardinos është plotësisht e përkushtuar në ndeshjet e fundit të sezonit me Genoan”.

A do të jetë ende e ardhmja e Immobiles te Lazios?

“Ciro është historia e Lazios, kapiteni i skuadrës. Ai po bën mirë, por është e qartë se shumë situata mund të lindin gjatë dhe në fund të një sezoni. Vullneti i Immobiles është, dhe ai e ka treguar atë gjatë viteve, të qëndrojë në Romë me fanellën e Lazios. Më pas mund të krijohen disa situata në tregun e transferimeve.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...