Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Pasuesi i Jurgen Klopp/ Liverpooli zgjedh 39-vjeçarin, zbulohet oferta

Jurgen Klopp po shijon ndeshjet e fundit si trajneri i Liverpoolit. 56-vjeçari shpreson ta mbyllë me fitimin e titullit – që do të ishte i 20-ti në histori – aventurën e jashtëzakonshme në “Anfield”, aty ku do të mbahet mend gjatë.

Shumë emra janë në listën e drejtuesve të The Reds, të cilët kanë nisur prej kohësh nga puna për të gjetur pasardhësin e gjermanit të veçantë.

Së fundmi raportohet se Liverpooli i ka paraqitur një ofertë konkrete Ruben Amorim, i cili po prodhon një futboll fantastik me Sportingun e Lisbonës. Skuadër të cilën e drejton prej marsit të vitit 2020.

Lexo edhe: 

39-vjeçari ka fituar titullin, Kupën (2x) dhe Superkupën me skuadrën portugeze. Stili i tij pëlqehet shumë nga Liverpooli, që për momentin e ka në krye të dëshirave.

Një kontratë 3-vjeçare është oferta e anglezëve për Amorim, ndërkohë që bisedimet mes palëve vazhdojnë. Dhe shumë shpejt pritet të vijë zyrtarizimi i tij si pasuesi i Jurgen Klopp në pankinën e një prej skuadrave më të forta në planet.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...