Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Milan “nxjerr jashtë loje” De Ketelaere, por talenti belg mbetet në Itali

Charles De Ketelaere, pritej të ishte ylli i Milanit në sezonin e kaluar duke qenë se kuqezinjtë shpenzuan 35.5 milionë euro për ta transferuar nga Club Brugge. Por, talenti belg nuk mundi t’i përmbushte pritshmëritë dhe rezultoi thjesht një alternativë nga stoli për trajnerin Stefano Pioli. Në 32 ndeshje të Serie A, 22-vjeçari regjistroi vetëm një asist dhe tashmë duket se aventurës së tij me kuqezinjtë po i vjen fundi.

Lëvizjet në këtë merkato të Milanit zvogëlojnë ndjeshëm minutat në fushë për De Ketelaere dhe drejtuesit e kuqezinjve po vlerësojnë mundësinë për ta dërguar në huazim. Atalanta është e interesuar, me bergamaskët që janë gati të paguajnë gjashtë milionë euro për huazimin e fantazistit ndërsa do të kenë edhe opsionin e blerjes së kartonit për diçka më shumë se 20 milionë euro.

Lexo edhe:

Në fakt, Milani kërkonte ta shiste përfundimisht De Ketelaere, por askush nuk ishte i gatshëm të ofronte 30 milionë eurot që pretendonin italianët dhe në këtë formë, drejtuesit kuqezinj janë bindur nga alternativa e huazimit.

Operacioni është në detajet e fundit edhe pse mbetet për t’u dhënë edhe miratimi i vetë De Ketelaere që të Atalanta do të fitonte një rol si protagonist sidomos edhe pas largimit të Rasmus Hojlund, pa lënë mënjanë faktin që trajneri Gasperini i jep shumë besim të rinjve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...