Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Miqësoret ndaj Kilit dhe Suedisë, ja si paraqiten “kuqezinjtë” në seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të mërkurë seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” përpara dy ndeshjeve miqësore të muajit mars, ndaj Kilit që luhet më datë 22 në Parma të Italisë dhe ndaj Suedisë më datën 25 në Stokholm.

Kjo është seanca e dytë stërvitore për këtë të mërkurë, pasi paraditen e sotme skuadra ka zhvilluar një tjetër seancë, por ajo ka qenë me dyer të mbyllura.

Lexo edhe:

Me përjashtim të sulmuesin Myrto Uzuni, që nuk ia doli dhe që do largohet në orët në vijim nga grumbullimi dhe të portierit Etrit Berisha që është stërvitur i diferencuar, trajneri Sylvinho punoi me pjesën tjetër të grupit në këtë seancë stërvitore.

Sylvinho pati mundësinë të ndjekë nga afër të gjithë futbollistët e grumbulluar, për të krijuar një ide më të plotë për formën e tyre para dy miqësoreve.

Të enjten paradite “kuqezinjtë” do të fluturojnë drejt Italisë, ku do të qëndrojnë deri pas ndeshjes me Kilin, e cila do të startojë në orën 20:45 të së premtes në stadiumin “Ennio Tardini”, sfidë që do mund ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Digitalb/SuperSport.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...