Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Mou e adhuronte”, zbulohet i afërmi i ish-interistit që spiunoi te Corona

Informacionet i kam marrë nga daja i ish-futbollistit të Interit, pjesë e tripletës në vitin 2010“, deklaroi Fabrizio Corona në lidhje me çështjen e basteve që ka tronditur futbollin italian.

Ky i fundit publikoi se lojtarë si Tonali, Zaniolo, Fagioli dhe Zalewski kanë luajtur baste sportive të paligjshme, teksa sot nxorri edhe 3 emra të tjera: Gatti (Juventus), Casale (Lazio) dhe El Shaarawy.

Ndërkohë, “spiuni” është daja i Antonio Espositos, ish-anësorit të majtë të zikaltërve të Interit.

Unë fola me Fabrizion dhe i thashë vetëm fakte të vërteta që mund të verifikohen.

E bëra për të ndihmuar nipin tim, Antonio Espositon, i cili është në dijeni të basteve të paligjshme të futbollistëve.

Nipi im luante për Interin, por më pas ai theu të dy ligamentet dhe filloi të punonte si prokuror.

Ai fitoi Champions League pa luajtur asnjë minutë, Mourinho e adhuronte Antonion“.

Kështu deklaroi Maurizio Petra, daja i futbollistit 33-vjeçar, i cili vazhdon të luajë futboll në nivele të ulëta në Itali.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...