Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

“Mrekullia” e Ernest Muçit, mahnit Vienën me klasin e tij

Ernest Muçi, ose “djaloshi i artë” i Legias së Varshavës: kështu mund të quhet talenti i Kombëtares së Shqipërisë. Sulmuesi shënoi një gol kualifikimi në limitet e sfidës së kthimit të Conference League mes Austrisë së Vienës dhe Legias, sfidë që u fitua 3-5 nga polakët.

Ish-sulmuesi i Tiranës u aktivizua në minutën e katërt të kohës shtesë. Dhe vetëm gjashtë minuta më vonë, në aksionin e fundit të takimit që po shkonte drejt shtesave, arriti që ta dërgonte topin në rrjetë.

 

Me një veprim teknik të nivelit të lartë dhe finalizim plot klas. Duke dërguar në delir ultrasit e ardhur nga Varshava. Goli i tetë në përballjen e çmendur, i pesti për Legian, por mbi të gjitha ai i kualifikimit në fazën “play-off” të Conference League.

Muçi, ndonëse luajti vetëm gjashtë minuta i dha skuadrës së tij fitoren, prestigjin dhe një thes me para. Legia do të sfidojë danezët e Midtjylland për biletën që vlen fazën e grupeve.

Lexo edhe: 

Sulmuesi u transferua nga Tirana në Poloni në shkurtin e vitit 2021, për rreth 500 mijë euro. Ndërkohë që bardheblutë mbajnë ende 10% të kartonit të 22-vjeçarit.

Ditët e fundit është përfolur për një transferim të Muçit diku tjetër. E ndoshta goli i shënuar në Vienë mund të ketë qenë përshëndetja më e bukur e sulmuesit kuqezi, para se të nisë një aventurë të re.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...