Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Një sulmues francez për Interin, tjetër goditje me parametra zero

Futbollistët me parametra zero janë shndërruar në një specialitet për drejtuesit e Interit, Marotta dhe Ausilio, të cilët kanë arritur të sigurojnë shërbimet e dy prej tyre për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi iranian i Portos, Mehdi Taremi dhe mesfushori polak i Napolit, Piotr Zielinski kanë firmosur tashmë me zikaltrit dhe do të jenë nën urdhrat e Simone Inzaghit për sezonin e ri, teksa pranë marrëveshjes është edhe mbrojtësi spanjoll i Atleticos së Madridit, Mario Hermoso.

Ndërkohë së fundi drejtuesit e Interit kanë nisur negociatat intensive me francezin e Manchester United, Anthony Martial, i cili do të largohet nga “djajtë e kuq” në fund të sezonit. Me 28 vite mbi supe dhe shumë dëshirë për t’u rikthyer në nivele të larta, Martial sheh Interin si klubin e duhur për të vijuar karrierën.

Lexo edhe: 

Te zikaltrit Martial do të mund të gjejë edhe shokët e tij te kombëtarja franceze, Pavard e Thuram, ndërsa Interi do t’i shtonte arsenalit ofensiv një sulmues me peshë dhe eksperiencë ndërkombëtare, pa shpenzuar asnjë cent përveç rrogës vjetore.

Nëse arrin marrëveshjen me Martial, Interi pritet të heqë dorë nga islandezi Gudmundsson i Genoas, për të cilin klubi ligur kërkon të paktën 30 milionë euro.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...