Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Njeriu i supergolave, Asani në Kombëtare falë trajnerit të… Moldes

Gjatë diskutimeve në “Elite Show”, çdo të hënë në SportNews (21:00) nën moderimin e Gjergji Stefës, u fol rreth situatës së Jasir Asanit dhe si përfundoi sulmuesi i djathtë në kombëtaren e Sylvinhos.

Jasiri luajti me ekipin e tij hungarez (Kisvarda) kundër norvegjezëve të Moldes, në Conference League. Trajneri i Moldes e dashuroi atë ditë sportivisht, sepse bëri një ndeshje të madhe.

 

Ai e kërkonte te Molde dhe Moldes i bëri ofertë zyrtare klubit hungarez, por këta të fundit refuzuan sepse kërkonin më shumë. Në këtë moment u fut në lojë klubi i Koresë së Jugut. Dhe e merr Asanin në skuadër.

Lexo edhe:

Zabaleta, shumë mik me trajnerin e Moldes. Dhe në momentin që Zabaleta dhe Sylvinho marrin drejtimin e Shqipërisë, trajneri i Moldes e merr në telefon dhe pas urimeve i thotë: ke një shqiptar që është i paparë: Jasir Asani.

 

Të lutem, shko shihe në Korenë e Jugut, sepse ky është lojtar fantastik dhe do ju bëjë shumë punë”. Dhe Zabaleta e Sylvinho u nisën në Kore të Jugut dhe e sjellin në Kombëtare”, theksoi Stefa.

“Elite Show”/ Prapaskena e Asanit: Ishte dorëzuar, i kishte humbur shpresat…

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...