Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Nuk kanë fund polemikat, ish-lojtari i Lazios shfaqet te ultrasit me simbole naziste

Nuk kanë fund polemikat rreth derbit të kryeqytetit në Itali mes Romës dhe Lazios, sfidë e mbyllur me fitoren e verdhekuqve me rezultatin 1-0. Tensioni dhe sherret në fushë mes futbollistëve të të dyjave skuadrave, janë zhvendosur tashmë jashtë kuadratit të gjelbër.

Lexo edhe: 

Në Itali po diskutohet shumë prezenca e ish-lacialit, Stefan Radu në sektorin e ultrasve bardhekaltër duke mbajtur veshur simbole naziste. “SS”, një simbol në grafikën e bluzës së Lazios, i përkiste një ideologjie neonaziste të organizatave paramilitare gjermane të Partisë Nacional-Socialiste të punës.

Ky simbol vendosur para emrit të klubit, Lazio, nuk i ka shpëtuar telekamerave duke ndezur një debat të madh, edhe pse tifozeria laciale e justifikon atë si një simbol që lidhet thjesht me termin “Societa Sportiva Lazio”. Radu, ka qenë pjesë e Lazios prej vitit 2008 deri në qershorin e vitit të kaluar duke u shndërruar edhe në futbollistin me më shumë paraqitje në radhët e kryeqytetasve, plot 426.

Rumuni, edhe në vitin 2012 u përfol për një skandal të lidhur me ideologjinë naziste pasi në atë periudhë pas një ndeshje të fituar kundër Napolit, përshëndeti ultrasit me dorën lart.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...