Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pas frikës vjen çlirimi, Ndicka mund të lërë që sot spitalin

Pas frikës që u shkaktua mbrëmjen e së dielës në sfidën Udinese-Roma, Evan Ndicka ka kaluar në spital një natë të qetë dhe situata e tij është normalizuar. Mbrojtësi i Romës, pasi u ndie keq në fushë u drejtua në spital. Dhe pas ndihmës së parë mëngjesin e kësaj të hënë i është nënshtruar ekzaminimeve të tjera të detajuara.

Dhe nëse gjithçka shkon mirë mund të lërë shpejt spitalin për t’u rikthyer në shtëpinë e tij. Spitali ku ndodhet i shtruar, bëri të ditur se nuk do të shpërndajë një buletin mjekësor. Diçka që do të menaxhohet nga klubi i Romës.

Lexo edhe: 

Por rëndësi ka fakti që 24-vjeçari – nën vëzhgim mjekësor për të gjithë natën – nuk ka rrezik për jetën. Të reja qetësuese pas momenteve të frikës në Friuli, me mbrojtësin që u ndie papritmas keq në minutën e 71′.

Futbollisti me origjinë nga Bregu i Fildishtë, u ndihmua menjëherë nga shokët, me Svilar që e kuptoi se çfarë po ndodhte duke kërkuar vëmendjen e arbitrit. E menjëhershme ishte ndërhyrja e stafit mjekësor, megjithëse nuk pati nevojë për përdorimin e defibrilatorit.

Ndicka la të kuptohej se ndiente shtrëngim në gjoks, çka krijoi frikën për një infarkt në fushë, por për fat të mirë nuk rezultoi kështu me romanistin që është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...