Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Përfundon aventura në “San Siro”, 23-vjeçari rikthehet te Real Madrid

Brahim Diaz rikthehet te Real Madrid, duke i dhënë fund aventurës te Milani. 23-vjeçari spanjoll rikthehet në La Liga pas huazimit 3-vjeçar në Serie A.

“Los Blancos” zyrtarizuan rikthimin e mesfushorit ofensiv, i cili do të prezantohet të martën (12:00). Diaz do të jetë pjesë e Real Madrid deri në verën e vitit 2027.

Lojtari nga Malaga, shijoi një eksperiencë të suksesshme te kuqezinjtë italianë, teksa sezonin e shkuar arriti që të fitonte dhe titullin kampion me Milanin.

Lexo edhe: 

Ndërsa këtë sezon ai dhe shokët e tij mbërritën deri në fazën gjysmëfinale të Champions League. Aty ku u eliminuan nga Interi i Simone Inzaghit.

Diaz është pjesë e Realit që nga janari i vitit 2019, kur u transferua nga Manchester City. Por në dy sezonet e para gjeti shumë pak hapësirë në “Santiago Bernabeu”.

Tani ka fituar eksperiencën e duhur dhe është i gatshëm që të luftojë për vendin e tij në formacionin e Carlo Ancelottit, edhe pse një mision aspak i thjeshtë.

Diaz ka fituar 6 trofe në Spanjë, Angli dhe Itali, duke qenë ndër të vetmit lojtarë që ka fituar Premier League, La Liga dhe Serie A.

Gjatë aventurës në “San Siro”, Diaz zhvilloi 124 ndeshje dhe shënoi 18 gola.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...