Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Plani i rikuperimit të Brojës, ja kur pritet të zbresë në fushë

Plani i rikuperimit të Brojës
Plani i rikuperimit të Brojës

Armando Broja vijon rikuperimin nga dëmtimi i rëndë që pësoi dhjetorin e vitit të kaluar, teksa koha e rikthimit në fushë afrohet gjithnjë e më shumë.
SuperSport mëson se mjekët kanë dhënë miratimin që sulmuesi kuqezi të zbresë në fushë për londinezët më 30 gusht, në ndeshjen e vlefshme për EFL Cup ndaj Wimbledonit, e cila do të zhvillohet në “Old Trafford”.

Duke pasur parasysh edhe faktin që përballë do të jetë një kundërshtar modest, pritet që Pochettino t’i japë disa minuta sulmuesit shqiptar, për të parë edhe se si do ta përballojë ngarkesën e një ndeshjeje të vërtetë.

Më pasi pritet që Broja të luajë një apo dy ndeshje me Chelsean U21 gjatë ndërprerjes së kampionatit, për t’u vënë plotësisht në dispozicion të trajnerit argjentinas, duke nisur nga mesi i shtatorit.

Lexo edhe: 

Vlen të theksohet se me shumë gjasë Armando Broja do t’i mungojë Kombëtares Shqiptare në dy ndeshjet eliminatore të Gjermani 2024, ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë, më datat 7 dhe 10 shtator.

Trajneri Sylvinho nuk ka ndërmend të rrezikojë, duke grumbulluar sulmuesin që nuk luan prej më shumë se 8 muajsh, teksa rikthimi i Brojës me fanellën kuqezi pritet të ndodhë në muajin tetor.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...