Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

PSG nuk heq dorë nga Mbappe, Al-Khelaifi ka gati planin për të bindur francezin

Drejtuesit e PSG janë të vendosur për të vijuar projektin rreth Kylian Mbappe.

Sulmuesi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me Real Madrid që gjithmonë është aty për të trazuar ujërat dhe për të konfirmuan gjithmonë e më shumë interesin për francezin.

Lexo edhe: 

Pavarësisht kësaj, apo faktit se PSG po mbyll një tjetër sezon zhgënjyes në arenën europiane, drejtuesit parizienë janë të bindur se kanë gati planin për të bindur Mbappe-n të qëndrojë në Paris të paktën edhe për një sezon tjetër.

Kylian ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 dhe sipas medieve franceze, PSG ka vendosur se nuk do t’i përgjigjet asnjë oferte në drejtim të lojtarit dhe diçka e tillë i është komunikuar edhe vetë sulmuesit.

Al-Khelaifi është gati të shpenzojë milionë për të transferuar në Paris sulmuesin tjetër të përfaqësueses franceze, Randal Kolo Muani, i cili është gjithashtu një prej lojtarëve me të cilin Mbappe ka një raport shumë të mirë.

Presidenti i PSG ka edhe objektiva të tjerë për të krijuar habitatin e duhur që Mbappe të qëndrojë, por përsëri në Francë ka skepticizëm, pasi me një vit kontratë të mbetur, shpenzime të tilla duhet të jenë për një projekt afatgjatë dhe jo për të bindur sulmuesin dhe tani vera mbetet për t’u parë, sepse Parisi do të jetë me plotë kuptimin e fjalës, “kryeqyteti” i merkatos.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...