Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Rakitiç i vendosur të largohet, një klub italian në “pole” për shërbimet e tij

Mediat spanjolle janë të bindura se pas më tepër se 5 sezonesh, eksperienca e nënkampionit të botës me Kroacinë, Ivan Rakitiç, me fanellën e Barcelonës, do të mbyllet në fillim të vitit të ardhshëm.

Që në verën e 2014-ës kur kroati u transferua në Katalunjë nga Sevilla, ka qenë një titullar i padiskutueshëm në formacion, pozitë që e ka humbur këtë vit dhe për më tepër, janë prishur edhe marrëdhëniet me trajnerin Ernesto Valverde.

Ky i fundit preferon holandezin De Jong dhe brazilianin Arthur Melo si titullarë, pa harruar edhe Sergi Busquets, Sergi Roberton dhe Arturo Vidal, të cilët kanë lënë Rakitiç të fundit në hierarkinë e mesfushorëve.

Pikërisht për këtë arsye kroati po planifikon largimin, teksa edhe në një intervistë për mediat e vendit të tij pranoi se nuk është i kënaqur me aktivizimin e paktë dhe se nëse gjërat do të vazhdojnë kështu, atëherë do të ulet me drejtuesit e klubit për të shqyrtuar të gjitha mundësitë.

Një tjetër arsye që e nxit Rakitiç të largohet, është edhe fakti që në mars kroati do të festojë ditëlindjen e 32-të të tij, që do të thotë se është momenti që të nënshkruajë kontratën e fundit të rëndësishme të karrierës.

Aktualisht Rakitiç ndiqet nga shumë klube europiane si Manchester United, Paris Saint Germain, Juventus dhe Inter, ndërsa pikërisht zikaltrit janë në “pole” për të marrë shërbimet e tij, me Marottën që në janar kërkon t’i japë një tjetër “armë” Antonio Contes.

Zikaltrit e tentuan edhe në verë mesfushorin kroat, por dështimi për të shitur Icardin, Nainggolan dhe Perisiç, bëri që të mungonin paratë e duhura për të paguar kartonin e Rakitiç, që në janar mund të transferohet në Milano me formulën e huazimit me detyrim blerjeje për 40 milionë euro.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...