Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Real-i fiton me 10 lojtarë ndaj Alaves dhe merr kreun e La Liga-s, Mallorca përmbys Osasuna-n

Real Madrid fiton me dhjetë lojtarë në transfertën e Alaves dhe shfrytëzon ngecjen e Girona-s ndaj Betis për të marrë kreun e La Liga-s.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me porta të paprekura, pavarësisht tentativave nga të dyja anët.

Lexoni edhe:

Ndërsa në minutën e 54’ madrilenët mbetën me 10 lojtarë, për shkak se Fernandez u ndëshkua me karton të kuq.

Pavarësisht se ishin në superioritet numerik për rreth 40 minuta, vendasit nuk ia dolën të gjenin rrugën drejt rrjetës.

Atë që nuk mundi ta bëjë Alaves, e realizoi Real-i, me Lucas Vasquez që shënoi golin e vetëm të kësaj sfide në minutën e 90+2’.

Pas javës së 18-të të La Liga, Alaves renditet në vend të 16-të me 16 pikë, teksa Real Madrid merr kreun e La Liga-s me 45 pikë.

Ndërkohë, Mallorca fiton me përmbysje me rezultatin 3-2 ndaj Osasuna-s në takimin e javës së 18-të të La Liga.

Sfida e luajtur në “Estadi Mallorca Son Moix” ishte shumë e luftuar, ndërsa goli i parë erdhi në minutën e 7’ me Ibanez që kaloi miqtë në avantazh.

Ndërsa vetëm pesë minuta më pas vendasit gjetën golin e barazimit, me Nastasic që riktheu qetësinë te skuadra e tij.

Në minutën e 53’ ishte Rodriguez ai i cili gjeti golin, duke kaluar Mallorca-n në avantazh dhe njëkohësisht duke përmbysur Osasuna-n, ndërsa Raillo realizoi golin e tretë dhe të qetësisë për vendasit në minutën e 62’.

Megjithatë miqtë vazhduan me sulmet dhe në minutën e 90+1’, Raul shënoi golin e dytë të Osasuna-s dhe njëkohësisht vulosi këtë sfidë.

3-2 dhe Mallorca renditet në vend të 14-të me 18 pikë, teksa Osasuna në vend të 13-të me 19 pikë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...