Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Rekord fanellash të shitura, klubi anglez rinovon kontratën me Ed Sheeran

Ipswich Town rinovon bashkëpunimin me këngëtarin e njohur Ed Sheeran. Sezonin që sapo u mbyll, ky i fundit u bë pjesë e organikës së klubit dhe bëri edhe një kontratë sponsorizimi, duke shfaqur logon e turit të koncerteve të tij në fanellën e ekipit.

Bashkëpunimi ishte mjaft i frytshëm, me Ipswich që shiti një numër rekord fanellash dhe palët vendosën të rinovojnë sërish kontratën, natyrisht edhe për faktin që Ed Sheeran është një fans i madh i klubit të njohur anglez.

“Ed Sheeran do të vijojë të sponsorizojë fanellat e ekipit të parë të meshkujve dhe të femrave te Ipswich, edhe për sezonin e ardhshëm. Logoja e turit të tij të koncerteve, që u shfaq edhe sezonin e kaluar, do të jetë sërish e stampuar në fanellat blu”, shkroi Ipswich në njoftimin për rinovimin e marrëveshjes.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...