Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Rekordi i veçantë, Kombëtarja e vetme pa lojtarë vendas në Kupën e Botës

Ndërkohë që vendasit e Katarit dhe Arabia Saudite janë dy Kombëtaret e vetme në Botërorin që fillon të dielën e 20 nëntorit që kanë në përbërje vetëm lojtarë nga kampionatet vendase, ekziston edhe një skuadër që nuk ka asnjë futbollist që luan aktualisht në kampionatin kombëtar.

Senegali zbarkon në Katar si kampioni në fuqi i Afrikës, ndërkohë që trajneri Aliou Cisse ka grumbulluar lojtarë të cilët luajnë të gjithë jashtë vendit. Krahasuar me Kupën e Afrikës, trajneri, i cili disa ditë më parë rinovoi kontratën, la në shtëpi lojtarin e vetëm që luan në Senegal: portierin 22-vjeçar të Casa Sports, Alioune Badara Faty.

Niveli i kampionatit vendas në shtetin e Afrikës Perëndimore është i dobët, teksa talentet emigrojnë menjëherë sapo pikasen nga skautët e ndonjë klubi europian. “Luanët e Terangës” janë pjesë e grupit A në Kupën e Botës bashkë me Katarin, Holandën dhe Ekuadorin. Sfidën e parë do e zhvillojnë ndaj Holandës së Van Gaal (21 nëntor).

Në një rrëfim për New York Times, trajneri Cisse, i cili si futbollist veshi 33 fanellën e Kombëtares dhe që ka vendosur një rregull që në grumbullimet e Senegalit të gjithë lojtarët e ftuar të paraqiten në të njëjtën ditë në vendlindje, deklaroi:

Kur djemtë e mi largohen nga Evropa  dhe rikthehen për të luajtur me ne, atyre u duhet pak kohë për t’u përshtatur dhe për të ndryshuar mentalitetin. Është një atmosferë feste për ta, ndaj duhet t’u themi: ‘Hej, po, jeta është e ëmbël në Senegal, ka det dhe diell, por ju nuk jeni me pushime’. 

Na duhet të punojmë fort për të gëzuar tifozët”, deklaroi 46-vjeçari, i cili ka humbur shërbimet e yllit, kapitenit dhe goleadorit Sadio Mane në Kupën e Botës, pasi lojtari i Bayern Munchen nuk ia doli të rikuperohet nga dëmtimi i pësuar në takimin e fundit ndaj Werder Bremen.

LISTA E LOJTARËVE TË SENEGALIT

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...