Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Revolucion te Bayern, ja lista me 7 lojtarët që largohen!

Sadio Mane është emri kryesor në listën prej 7 personash që do të lënë Bajernin e Mynihut këtë verë, sipas raportimeve të mediave gjermane. Thomas Tuchel i cili udhëhoqi Bajernin drejt titullit të 11 radhazi, të siguruar në javën e fundit të kampionatit, kërkon të rindërtojë skuadrën në Allianz Arena pas një sezoni plot oshilacione për gjigandët gjermanë.

Anësorët e Bajernit janë të parët në listën e merkatos, me Mane, Leroy Sane dhe Serge Gnabry që raportohet se ju është treguar dera e largimit sipas Bild.

Mbrojtësi i djathtë Bouna Sarr, portieri Alexander Nubel dhe mesfushori Marcel Sabitzer huazimi i të cilit te Manchester United përfundon me mbylljen e sezonit, gjithashtu janë të lirë të largohen.

Lexo edhe: 

Ndërkohë lista prej 7 emrash kompletohet me Benjamin Pavard i cili ka zgjedhur të mos zgjasë kontratën e tij me bavarezët. Futbollisti francez që ka zgjuar interesimin e Barcelonës dhe Liverpool mund të largohet menjëherë nëse një klub i ofron Bajernit 30 milionë euro.

Pavarësisht se firmosën me Mane vetëm verën e kaluar, gjigandët e Bundesligës janë gati të dëgjojnë ofertat për sulmuesin 31-vjeçar.

Mane ka shënuar vetëm 7 gola në 25 paraqitje në kampionat këtë sezon, dhe goditi me grusht në fytyrë Sane pas eleminimit në Champions League nga Manchester City në prill.

Ndërkohë Manchester United po monitoron situatën e Leon Goretzka, me futbollistin gjerman që pritet të largohet nëse nuk i garantohet një vend në skuadrën e parë nga Tuchel.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...