Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Richarlison i “tradhtuar”: I largova interesaxhinjtë nga jeta ime

Richarlison po kalon një periudhë të vështirë në karrierën e tij. Sulmuesi brazilian ka zbuluar se do të kërkojë ndihmë psikologjike sapo të rikthehet në Angli tek Tottenhami, pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtares.

Lojtari i Spurs u largua i përlotur pasi u zëvendësua në fitoren e Brazilit 5-1 ndaj Bolivisë, në ditën e shtunë. Richarlison shpërdoroi një mundësi të artë që të shënonte para se të dilte nga fusha e lojës. 26-vjecari u fokusua nga kamerat me lot në sy sapo u ul në pankinë.

Lexoni edhe:

Kam kaluar një periudhë të vështirë në muajt e fundit. Tani gjërat janë kthyer në normalitet. Më është dashur të marr një vendim shumë të vështirë. Kam larguar nga jeta ime njerëzit që kishin synim vetëm anën time financiare…

Jam i sigurt që gjërat do të rregullohen. Me rikthimin tek Tottenhami do të vijnë dhe golat, padyshim. Në Angli do të kërkoj ndihmë nga një psikolog, do të bëhem më i fortë”, theksoi futbollisti brazilian.

Sulmuesi nuk zbuloi detaje të tjera nga problemet e tij jashtë fushës, por Globo raporton që ai ka ndërprerë bashkëpunimin e tij me agjentin Renato Velasco, me të cilin ka punuar që në fillimin e karrierës së tij.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...