Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Rinovimi me Liverpoolin, Salah ka një kusht për të vijuar në “Anfield”

Luiz Diaz mund të jetë largimi i bujshëm i Liverpoolit në verë në rast se Mohamed Salah firmos një kontratë të re me klubin ishullor. Drejtuesit e të kuqve po punojnë që të zgjatin kontratën e egjiptianit, që skadon në verën e vitit 2025.

32-vjeçari ishte pranë largimit në verën që shkoi pas një oferte të bujshme nga Arabia Saudite, por Liverpooli vendosi të mbante në ekip sulmuesin. Dhe zgjedhja ka rezultuar e duhura, pasi Salah ka qenë një nga më të rëndësishmit me rendimentin e tij.

Lexo edhe:

Në rast se “Faraoni” bindet të firmosë kontratën e re, atëherë i pari që do të largohet do të jetë Luiz Diaz, për të cilin ka oferta të ndryshme nga Spanja. Përveç kolumbianit, nga “Anfield” pritet të largohen dhe Thiago Alcantara e Joel Matip.

Salah është pjesë e rëndësishme e Liverpoolit që kur u ble në vitin 2017 nga Roma. Dhe prej atij momenti me skuadrën e Jurgen Kloppit ka fituar trofe si Champions League, Premier League dhe FA Cup.

E vetmja pasiguri për egjiptianin është çështja e trajnerit, se cili do të zëvendësojë gjermanin Klopp në stol në fund të sezonit. Sapo ky vendim të qartësohet, bisedimet për rinovimin do të bëhen edhe më të thjeshta.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...