Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Sacchi: Juventus-Inter “vrau” futbollin, Napoli-Inter riktheu entuziazmin

"Taremi, Zielinksi, Hermoso, Gudmundsson...", Sacchi komplimenton drejtuesit e Interit
"Taremi, Zielinksi, Hermoso, Gudmundsson...", Sacchi komplimenton drejtuesit e Interit

Inter fitoi ndaj Napolit në transfertë me rezultatin 3-0 me zikaltërit që falë trepikëshit të marrë stadiumin Maradona, rikthehet në krye të Serie A. 90 minutat prodhuan shumë emocione, dhe legjenda italiane e trajningut, Arrigo Sacchi e vlerësoi jashtë mase duke u shprehur se sfida mes Napolit dhe Inter riktheu entuziazmin në futbollin italian.

“Napoli-Inter duke lënë mënjanë rezultatin, ishte një ndeshje që tifozët i afron me futbollin. Unë i bëj komplimente të gjitha atyre lojtarëve që morën pjesë në atë spektakël, pavarësisht se kush humbi dhe kush fitoi.

Lexo edhe:

Dua të them edhe që nëse Inter luan ashtu si ndaj Napolit në vazhdim, atëherë shndërrohet në favoritin kryesor për titullin. Ndryshon historia nëse ata i interpretojnë ndeshjet ashtu siç bënë me Juventusin. Juven-Inter në nivel spektakli “vrau” futbollin, ndërsa Napoli-Inter riktheu entuziazmin”, u shpreh Sacchi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....