Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Shkëndija triumfon ndaj Vardarit, ngecin Shkupi dhe Struga

Shkupi ngec në shtëpi ndaj Tikves në takimin e javës së 21-të të kampionatit maqedonas.

Ndonëse pati raste të shumta, skuadra shqiptare nuk mundi që të gjente rrugën drejt rrjetës në asnjë moment, me takimin që në fund u mbyll me barazimin 0-0.

Pas kësaj përballjeje, Shkupi vazhdon të kryesojë me 43 pikë, një më shumë se Struga e vendit të dytë dhe Shkëndija e vendit të tretë, teksa Tikves renditet në vend të tetë me 26 pikë.

Struga nga ana tjetër ngec po ashtu me barazim pa gola këtë javë. Ndeshja Sileks-Struga u mbyll me barazimin 0-0, pavarësisht se skuadra shqiptare pati raste për të gjetur rrjetën, në fund nuk ia doli të kishte sukses.

Pas javës së 21-të Struga renditet në vend të dytë me 42 pikë, teksa Sileks në vend të katërt me 29 pikë. Shkëndija triumfon me rezultatin 3-0 ndaj Vardar-it, një ndeshje që e dominoi të gjithën.

Lexo edhe:

Ekipi shqiptar pati mundësinë që të zhbllokonte takimin në minutën e 23’, por Totre humbi penalltinë. Megjithatë Çinari ia doli që të gjente rrugën drejt rrjetës në minutën e 34’ dhe më pas në minutën e 39’, duke bërë që Shkëndija ta mbyllte pjesën e parë me rezultatin 2-0.

Ndërsa Bruno Dita gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 54’, duke vulosur triumfin e ekipit të tij. Pas raundit të 21-të, Shkëndija renditet në vend të tretë me 42 pikë, po aq sa Struga e vendit të dytë, teksa Vardar-i renditet në vend të dhjetë me 21 pikë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...