Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Shqipëria, kampione e golave të bukur! Bajrami garon me “yjet” e Barçës e Realit

Finalizimi spektakolar i Nedim Bajramit, në ndeshjen e Pragës me Republikën Çeke, është kandiduar nga UEFA për t’u votuar si goli më i bukur i raundit të eliminatoreve europiane. Padyshim një vlerësim më shumë ky përtej pikës së marrë në transfertë.

Perla e futbollistit të kombëtares shqiptare, garon me golin e Robert Lewandowskit në fitoren e Polonisë ndaj Ishujve Faroe. Si dhe me atë të reaklizuar nga talenti i Realit të Madridit, Aurelien Tchouameni, në fitoren e Francës ndaj Republikës së Irlandës.

 

Duke u përpjekur për të hequr mënjanë subjektivitetin që përcjell të qënurit shqiptarë dhe tifozë të kuqezinjve, finalizimi i Bajramit duket favorit për të triumfuar ndaj atyre të Lewandowskit dhe Tchouamenit.

Lexoni edhe: 

Megjithatë, një ndihmë në këtë aspekt mund të japë çdo tifoz shqiptar. Për golin e 24-vjeçarit tetovar, mund të votohet në faqen zyrtare të organizmit europian të futbollit, Uefa.com.

Me shpresën që edhe në këtë raund Shqipëria të vazhdojë një risi të bukur duke kthyer në traditë tanimë suksesin në rubrikën e golit më të bukur.

 

Pasi më parë triumfuan për sa i përket estetikës së finalizimit edhe goli i Jasir Asanit  në fitoren kundër Moldavisë , ndërkohë që më i bukuri i raundit u vlerësua edhe goli i Kristjan Asllanit në sfidën e kuqezinjve me Ishujt Faroe.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...