Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Spektakël për një pikë në Amsterdam, AEK surprizon Brightonin, Atalanta bën detyrën

Shumë gola për një pikë në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, me Ajaxin dhe Marseillën që ndanë nga një pikë falë barazimit spektakolar 3-3. Vendasit e nisën vrullshëm dhe shënuan dy gola brenda 20 minutave me Forbs e Berghuis, por francezët rikuperuan gjithçka në fundin e pjesës së parë me Clauss e Aubameyang, për t’u kthyer në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-2.

Edhe në pjesën e dytë ishte Ajaxi që shkoi i pari në avantazh me anë të Taylor, por sërish Aubameyang shënoi, duke rikthyer baraspesëhn dhe duke i dhënë një pikë me mjaft rëndësi Marseille, në një moment kaosi për klubin.

Fitore pa probleme për Atalantën, që triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj polakëve të Rakow. Belgu Charles De Ketelaere konfirmoi se ka rilindur nën drejtimin e Gasperinit, pasi shënoi në fillim të pjesës së dytë, ndërsa më pas Ederson shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur fitoren dhe tre pikët.

Lexo edhe:

Bëri surprizën AEK-u i Athinës në transfertën angleze ndaj Brighton, ku ia doli të fitojë me rezultatin 2-3. Grekët shënuan me Sidibe e Gacinovic në pjesën e parë, duke kaluar në avantazh të dyfishtë, ndërsa në pjesën e dytë Joao Pedro ekzekutoi saktë dy penallti për skuadrën e De Zerbit, duke rikthyer baraspeshën.

Megjithatë pak minuta para fundit ishte Ponce që shënoi edhe golin e tretë për AEK-un, që mori tri pikë mjaft të vlefshme në një transfertë të vështirë.

Mori fitore në ndeshjen e parë edhe Sparta e Pragës, ku luan mesfushori shqiptar Qazim Laçi. Çekët triumfuan 3-2 me përmbysje ndaj qipriotëve të Aris Limasol, ndërsa mesfushori kuqezi qëndroi në fushë për 80 minuta, duke bërë një paraqitje për t’u vlerësuar.

Rezultatet e mbrëmjes së parë të grupeve të Europa League:

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...