Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Sulmuesi Monacos dhe vëllai i tij në telashe, akuzohen për përdhunim

Një skandal i ri seksual po trondit botën e futbollit: ish-lojtari i Sevillas, Wissam Ben Yedder po hetohet së bashku me vëllanë e tij, sipas “France Info”, për një rast sulmi seksual dhe përdhunim.

Dy vajza, të moshës 19 dhe 20 vjeç, mësohet se kanë bërë padi, duke akuzuar sulmuesin aktual të Monacos dhe vëllanë e tij me të dyja akuzat.

Lexo edhe: 

Ngjarja, sipas raportimeve, ndodhi në fillim të javës pas një takimi që ata patën në Rivierën Franceze. Denoncimi është bërë, siç ka konfirmuar “Nice Matin”, në komisariatin e policisë Cagnes-sur-Mer.

Tashmë çështja është në dorën e gjyqtarit hetues të prokurorisë së Nicës, por lojtari ende nuk është marrë në pyetje nga policia.

Ben Yedder, 32 vjeç, bëri 43 paraqitje për Monacon sezonin e kaluar dhe shënoi 25 gola.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...