Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ten Hag: E papranueshme, në pjesën e dytë u treguam joprofesionalë

Ten Hag
Ten Hag

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, e kishte të vështirë të fliste për humbjen e rëndë 7-0 në “Anfield”. Sipas tij, “Djajtë e Kuq” nuk ekzistonin në pjesën e dytë.

“Mendoj se luajtëm një pjesë të parë të mirë. Një gabim në organizim pak para fundit të pjesës së pare në kushtoi shumë. Në pjesën e dytë thjesht nuk ishim ne. Nuk ishin standardet tona dhe nuk luajtëm si skuadër. Ishte sjellje joprofesionale. Po, jam i zemëruar.”

Lexo edhe:

Holandezi e theksoi se skuadra e tij nuk ishte ajo që është shfaqur muajt e fundit.

“Jam i befasuar sepse kam parë javët dhe muajt e fundit se ky ekip është elastik dhe ka një qëndrim fitues. Nuk i qëndruam planit dhe nuk e bëmë punët tona.

Kemi treguar se mund të rikthemi kur kemi humbur ndaj Manchester City. Kjo është pa dyshim e papranueshme. Jam shumë i zhgënjyer dhe i zemëruar për këtë.”

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...