Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta e mbyll me Starovën, pritet zyrtarizimi i Qirkos për portën

Teuta doli jashtë kompeticioneve europiane pas eliminimit ndaj Shamrockut dhe duket se menjëherë pas epilogut europian kanë ardhur edhe disa largime të rëndësishme. Pasi i dha lamtumirës skuadrës portieri më pak i ndëshkuar i sezonit të kaluar, Stivi Frashëri, ka ardhur edhe fundi i përvojës së Sulejman Starovës si drejtori teknik i ekipit bregdetar.

Ka qënë vetë klubi që ka zyrtarizuar divorcin me 65-vjeçarin, i cili kishte meritat e tij në triumfin e Teutës në kampionat pas 27 vitesh. Një këshilltar i denjë për trajnerin Edi Martini falë përvojës së madhe si trajner i shumë skuadrave dhe fitues i dy titujve kampion me Partizanin e Tiranën.

Me sa po kuptohet, Teuta e sezonit të ri do të jetë shumë ndryshe nga ajo skuadër që u shpall kampione në Maj, pasi përveç Starovës që ishte i fundit i larguar, ekipit durrsak i kanë dhënë lamtumirën edhe Frashëri, Rustem Hoxha, Kouros, Avdyli, Krasniqi dhe Dejvi Bregu, lojtarë që kishin një kontribut të rëndësishëm në rrugën drejt trofeut.

Ndërkohë që nuk është e sigurt as e ardhmja e kapitenit Reanto Arapi i cili është në fund të kontratës së tij me klubin. Janë afruar edhe disa lojtarë, mbi të gjithë Kallaku, teksa do të zyrtarizohet edhe portieri Pano Qirko, por mbetet për t’u parë nëse Teuta e re do të jetë e përforcuar apo e dobësuar në krahasim me sezonin e fundit.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...