Zlatan Ibrahimovic vendosi të tërhiqej nga futbolli në fundin e sezonit të kaluar. Megjithatë, duket se nuk do të kalojë shumë kohë para se 42-vjeçari të rikthehet sërish në ambientin sportiv me Milanin që i ka rezervuar një rol drejtuesi në klub.
Këtë e paralajmëron vetë Ibra nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke theksuar se shpejt do të ketë të reja.
Problemet e shumta që po kalon ekipi në këtë sezon, bën që drejtuesit e kuqezinjve të thërrasin sërish në apel Ibrën. Ish-futbollisti do të ketë një rol të veçantë pranë trajnerit Stefano Pioli ku nuk do të mungojnë edhe disa këshilla mbi të rinjtë e afruar në skuadër këtë sezon.
Lexo edhe:
- Notat/ “Një gol për kornizë”, vlerësime të jashtëzakonshme për Çunin dhe Ibrahimovic
- ANALIZË KUQEZI/ “Ndeshjen e fitova unë”, Ramadani zbulon bisedën me Mourinhon
- Formacioni i javës në Serie A, një shqiptar mes 11 lojtarëve më të dalluar
- ANALIZË KUQEZI/ Ramadani: Ju tregoj më të fortët në Serie A, Berisha për 2-3 vjet në ekip të madh
Ideja është që Ibra të rikthejë edhe njëherë frymën e duhur në skuadrën e Milan ashtu si në sezonin e titullit para dy vitesh ku ai kishte rolin e protagonistit kryesor.
