Edicioni i katërt i Titans Fight dhuroi një spektakël të vërtetë, në një mbrëmje që zgjati për më shumë se katër orë. Në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në qytetin e Durrësit zbritën në ring disa prej boksierëve më të mirë në vend.
Ardit Murja, Ergsy Toçi, Ardit Boriçi, Arbi Sulejmani, John Gjini, Roxher Muslija, Luis Gjolena dhe Graciano Shoshi dueluan duke korrur suksese në përballjet e tyre.
Ndërsa Mexhit Hysenaj mori fitoren e radhës në kickboks. Një mbrëmje me shumë emocione, teksa pallati i sportit ishte i mbushur plot e përplot. Me tifozët që mbështetën një eveniment që është kthyer në një traditë në qytetin e Durrësit.
Lexo edhe:
- Tragjedi në futbollin shqiptar, Dwamena ndërron jetë në moshën 28-vjeçare
- “Ata janë një skuadër e mërzitshme”, Allegri: Interi? Prisni gjithçka!
- VIDEO/ Berisha i pakalueshëm, Empoli mposht Napolin në “Diego Armando Maradona”
- Dy atake kardiake, me Real Zaragoza dhe Blau Weiss Linz/ Sinjalet që Dwamena duhej ta kishte mbyllur me futbollin
Krahas 9 dueleve, gjatë mbrëmjes nuk munguan dhe surprizat, teksa performuan Shkurte Fejza dhe Luiz Ejlli, dy nga personazhet më të dashur të momentit.
Të gjitha të ardhurat e grumbulluara nga shitja e biletave, ashtu si në tri edicionet e mëparshme, do të shkojnë për Shtëpinë e Foshnjes në Shkozet dhe familjet në nevojë.
Titans Fight është kthyer në një event të përvitshëm, ku ashtu si në edicionet e mëparshme, të gjithë të pranishmit në pallatin e sportit në Durrës, si dhe ata që e ndoqën në SuperSport/Digitalb, shijuan një mbrëmje festive.
