Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eliminatore

Trajneri i Polonisë nuk ka shpjegime pas disfatës me Moldavinë: U zhdukëm nga fusha!

Polonia pësoi një disfatë të rëndë në transfertë ndaj Moldavisë me shifrat 3-2. Në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024, aty ku pjesë e Grupit E është edhe Shqipëria, polakët shpërdoruan një disavantazh prej dy golash duke pësuar më pas tre në pjesën e dytë.

Kombëtarja polake pësoi një “black-out” të pashpjegueshëm ndërsa edhe trajneri Fernando Santos pas sfidës, në konferencë për shtyp theksoi se ekipi i tij thjesht u zhduk nga fusha në fraksionin e dytë.

Lexo edhe: 

“Sinqerisht, nuk e di çfarë të them. Në këtë ndeshje duhej të ishim të përqëndruar dhe jo të frikësuar. Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, ishim agresivë dhe të fokusuar, krijuam shanse dhe realizuam dy gola.

Në pushim i thashë lojtarëve se ishim në rrugën e duhur, por në fraksionin e dytë, skuadra u zhduk nga fusha. Nuk e di çfarë ndodhi, është e pashpjegueshme. Pësuam një gol, por mund të realizonim të tretin. Nuk kam çfarë emri t’i vendos përveçse një mungese totale të përqëndrimit”, u shpreh Santos.

Pas kësaj disfate, Polonia komplikon situatën në Grupin E teksa përfiton Shqipëria që ngjitet në vendin e dytë me gjashtë pikë me polakët që e shohin veten në vendin e katërt me 3 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...