Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Tuchel “thyen heshtjen”: Vetëm unë qenkam problemi i Bayernit?!

Thomas Tuchel ka folur pas zyrtarizimit të ndarjes së tij me Bayern Munich në fundin e sezonit.

Drejtuesit e klubit bavarez njoftuan tifozët se 50-vjeçari nuk do të jetë më në pankinën e skuadrës në sezonin e ardhshëm.

Nuk mendoj se jam unë problemi i vetëm. Dhe nuk jam i sigurt se kisha mundësi të vendosja në lidhje me ndarjen, pasi unë jam punonjës i klubit të Bayernit.

Sigurisht që unë nuk e kam problem të marr përsipër përgjegjësitë e mia në lidhje me ecurinë e skuadrës.

Lexoni edhe:

Përgjegjësit e tjerë? Drejtuesit e dinë se çfarë mendoj. Ua thashë privatisht, nuk kam ndërmend ta bëj edhe publikisht”, u shpreh trajneri.

Rekordmenët e futbollit gjerman pothuajse e kanë humbur titullin kampion (Bayer Leverkuseni ndodhet 8 pikë larg).

Fokusi është në Champions League, aty ku për t’u kualifikuar në çerekfinale duhet përmbysur humbja 1-0 ndaj Lazios.

Ndërkohë, e ardhmja e Tuchel pritet të jetë Anglia ku ka bërë shumë mirë dhe ka fituar me Chelsean. Gjermani është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Manchester United.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...