Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Laçi merr vendin e dytë dhe konfirmohet anti-Tirana, Lushkja mjafton ndaj Partizanit

Laçi i Mirel Josës ka koleksionuar fitoren e radhës në kampionat teksa në shtëpi mposhtën me rezultatin minimal 1-0, Partizanin. Kurbinasit ishin më kërkues gjatë takimit, ndërsa edhe rasti i parë i sfidës iu takoi atyre teksa Qato vendosi në provë Alban Hoxhën në minutën e 13. Në vazhdim, ndeshja pati shumë dyluftime në fushë duke bërë që të mungonin mundësitë e pastra, ndërsa vetëm në minutën e 40, Xhuljano Skuka për Partizanin u shfaq në një aksion individual të cilin nuk arriti ta mbyllte në mënyrën e duhur. Sakaq, në fraksionin e dytë, sërish Laçi ishte më kërkues, por raste pati sërish për Skukën i cili në dy raste me kokë nuk ia doli të gjente rrjetën e Dajsinanit.

Megjithatë, nëse nuk shënon, atëherë do të pësosh dhe Laçi e zbatoi më së miri këtë rregull teksa kurbinasit shfrytëzuan në maksimum kualitetin e Regi Lushkjes. Mesfushori i cili luajti ndeshjen e fundit me Laçin pasi do të transferohet te Sheriff Tiraspol në Moldavi, shënoi një supergol në hyrje të zonës teksa Alban Hoxha megjithë përpjekjen e tij nuk mundi të bënte asgjë për ta shmangur realizimin.

Ndërkaq, deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Laçi fitoi duke marrë tashmë vendin e dytë të kampionatit me 34 pikë, ndërsa Partizani rikthehet te disfata teksa të kuqtë mbeten me 22 pikë në vendin e pestë.

LAÇI-PARTIZANI 1-0

Kronika e ndeshjes:

90+4′ Mbyllet ndeshja, Laçi mposht Partizanin në shtëpi. Kurbinasit marrin fitoren falë një goli të Lushkjes

79′ Goooooool! Laçi në avantazh, në ndeshjen e fundit me kurbinasit para transferimit te Sheriff Tiraspol, Lushkja shënon një perlë të vërtetë duke mos i lënë shans reagimi portierit Hoxha

71′ Sërish Skukës i vjen mundësia në zonën e Laçit, por këtë herë nuk gjen as kuadratin

 66′ Partizani provon të kundërpërgjigjet me anë të Skukës, por goditja e sulmuesit me kokë ndalet në pozicion nga portieri Dajsinani

 

64′ Lushkja avancon mirë deri në fundore, mirëpo pasimi i mesfushorit ndalet nga Alban Hoxha i cili shpëton të kuq nga rreziku

– Mbyllet pjesa e parë në “Arena Egnatia”, me Dinamon që ka avantazhin e një goli dhe mbi të gjitha luan me një futbollist më shumë prej minutës së parë…

40′ Inkursion i Skukës i cili niset me shpejtësi në drejtim të portës kurbinase, por në fund goditjes i mungon shënjestra

 14′ Laçi pranë golit. Qato dhe Zarubica kërcënojnë portën mike.

Formacionet zyrtare

LAÇI (4-3-3): Dajsinani; Roganovic, Malota, Velkoski, Turkaj; Shehu, Qato, Lushkja, Zarubica, Guindo, Mazrekaj. Trajner: Mirel Josa.
PARTIZANI (4-3-3): Hoxha; Albion Marku, Sota, Bitri, Augusto; Herald Marku, Murataj, Hadroj; Cara, Skuka, Mala. Trajner: Dritan Mehmeti.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...