Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ Përmbysje spektakolare në Montjuic, PSG nxjerr jashtë Barcelonën

Barcelona jashtë Championsit. Në Montjuic, në ndeshjen e kthimit ndaj PSG-së, ndodhi ajo që më pak pritej nga tifozët “blaugrana”. Skuadra franceze fitoi thellë dhe me përmbysje 1-4, duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 6-4.

Edhe pse skuadra e Xavit e nisi mirë me golin e Raphinhas, gjithçka mori për keq pas kartonit të kuq të marrë nga Araujo.

Parisi e shfrytëzoi superioritetin numerik duke shënuar plot katër herë në portën e Ter Stegenit, me autorë Dembele, Vitinha dhe dy herë Mbappe.

Në gjysmëfinale PSG do të përballet me Borussian e Dortmundit.

                                      Barcelona – PSG    1-4

12′- Paris Saint Germainn e nis me vrull sfidën në Montjuic ndaj Barcelonës, por ata që shënojnë janë vendësit. I jashtëzakonshëm Lamine Yamal nga krahu i djathtë, adoleshenti i “blaugranave” depërton thellë në zonë dhe pason për Raphinhan, që e shtyn topin drejt rrjetës, 1-0.

Merr një kthesë të papritur ndeshje nga Montjuic, Araujo ndëshkohet me karton të kuq (29′), Barcelona duhet të luajë për më shumë se 60 minuta me një lojtar më pak.

39′ – Barcelona nuk i reziston dot presionit të PSG-së, në superioritet numerik. Dembele shënon pas asistit të dhënë nga Barcola, 1-1.

 

54′ – Barcelona pëson të dytin, Vitinha mposht Ter Stegenit nga jashtë zonës.

61′ – Cancelo shkakton penallti, Mbappe nuk fal nga pika e bardhë, 1-3.

89′ – Mbappe shënon të katërtin, kapitullon Barcelona.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...