Zvicra shuan ëndrrën “Europian” të përfaqësueses së Kosovës, ndërsa mori barazimin 1-1 në “St. Jakob-park”.
Vendasve u mjaftoi një pikë për të vulosur kualifikimin e tyre në Europian, ndërsa “dardanët” nga ana e tyre nuk kanë më asnjë shpresë.
Ishte Zvicra ajo që diktoi ritmin në fraksionin hapës, megjithatë pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.
U desh minuta e 47’, ku pas një asisti nga Zakaria, Vargas gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi avantazhin Zvicrës.
Pas këtij momenti Kosova u shfaq më kërkuese dhe ia doli që të gjente barazimin në minutën e 82’, me Hysenin që realizoi pas një super asistit të dhuruar nga Vojvoda.
“Dardanët” vazhduan me sulmet për të gjetur golin tjetër, por pa fat, me sfidën që në fund u mbyll me barazimin 1-1.
Zvicra kështu siguron matematikisht Europianin dhe renditet në vendin e dytë të Grupit I me 17 pikë aktualisht, ndërsa nga ana tjetër shuhet ëndrra e Kosovës për kualifikim, duke u renditur momentalisht në vend të katërt me 11 pikë.
Ndërkohë edhe Rumania siguroi kualifikimin pas fitores 1-2 ndaj Izraelit, duke kryesuar Grupin I me 19 pikë, ndërsa izraelitët renditen aktualisht në vend të tretë me 12 pikë.
Zvicër-Kosovë (1-1)
Kualifikueset EURO 2024
82′-Gooool! Hyseni gjen rrugën drejt rrjetës, pas një super asisti nga Vojvoda, duke kaluar lehtësisht Sommer dhe i jep barazimin Kosovës.
65′-Okafor gjen rrjetën, por goli anulohet për pozicion të parregullt të Vargas.
Ndërhyrje e gabuar ndaj Kastratit, Xhaka ndëshkohet me karton të verdhë.
55′-Zvicra gjen sërish rrjetën, por goditja e Freuler anulohet për pozicion të parregullt.
48′-Goool! Zakaria kroson topin në zonë, Ruben Vargas godet me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Zvicrës.
Nis pjesa e dytë e Zvicër-Kosovë, skuadrat në kërkim të golit
Mbyllet pa gola pjesa e parë e Zvicër-Kosovë.
38′-Kosova tenton golin, por Rashani nuk ia del ta dërgoj topin në portë.
36′-Okafor provon të gjejë golin me një super goditje, por Bekaj bën heroin te Kosova dhe e ndal.
29′-Ndërhyrje e gabuar ndaj Sommer, Rashani ndëshkohet me karton të verdhë.
27′-Bekaj ndal goditjen e Shaqirit dhe mban portën e Kosovës të paprekur.
17′-Zvicra vazhdon me sulmet në portën e Bekaj, Freuler humbet një super rast.
17′- Vargas tenton portën dhe i shkon shumë afër golit, por e dërgon topin jashtë.
Nis ndeshja kualifikuese e EURO 2024 mes Zvicrës dhe Kosovës.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Rishkruhet historia, Shqipëria në Europian!
- Ramadani, me heroin në fanellë: Arritje e madhe, kurrë nuk jam ndier kështu
- “Gjimshiti shembull”, Sylvinho: E kam për nder që jam trajner i Shqipërisë, ka pasion në punë tonë!
- Foto/ Armando Broja i bashkohet festës kuqezi: Jemi në Europian!
Formacionet zyrtare:
