Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Vijon vala e grabitjeve në Angli, viktima e radhës, futbollisti i Liverpoolit

Nuk ndalet vala e grabitjeve, sulmeve apo tentativave për thyerje të banesave të sportistëve dhe personazheve të famshme vijon me vrull në Mbretërinë e Bashkuar. I prekuri i fundit është Alex Oxlade-Chamberlain, shtëpia e të cilit në Wilmslow, që ndodhet në kontenë Cheshire, u grabit këtë të martë kur vetë futbollisti dhe familja e tij ishin të pranishëm.

Futbollisti i Liverpoolit është fejuar me Perrie Edwards, këngëtaren e grupit Little Mix, me të cilën ka një djalë pak më shumë se një vjeç. Me sa duket, sipas “The Sun”, sulmuesit hynë në banesën e tij luksoze prej 4 milionë eurosh, ndërsa familja ndodhej në katin e poshtëm. Ata morën sende me vlerë si bizhuteri dhe fatmirësisht futbollisti dhe familjarët e tij nuk janë lënduar.

Çifti, i terrorizuar, ka lajmëruar menjëherë policinë që po e heton ngjarjen. “Është shumë e rëndë të mendosh se dikush ka qenë në shtëpinë tënde para se të kuptoje se çfarë po ndodhte. Është shumë shqetësuese. Dhe pa dyshim që u është thyer zemra, sepse kanë marrë shumë sende me vlerë, jo vetëm financiarisht”, tha një mik i të dyve për tabloidin britanik.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...