Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Vlerësoja Zanettin”, rrëfimi i Orsatos: Ibra më la pa fjalë, e deklaroi se do të shënonte

Në moshën 47-vjeçare, Daniele Orsato është arbitri më i vjetër italian që mbetet aktiv dhe ndoshta do të përjetojë sezonin e fundit të karrierës. Vetë Orsato në një intervistë për “Corriere del Veneto”, theksoi se pas Kupës së Botës në Katar mendoi të tërhiqej, por besimi i Federatës Italiane, UEFA-s dhe FIFA-s, e shtynë të vazhdonte për një tjetër sezon. Ndër të tjera, në intervistën e tij, Orsato tregon edhe disa prapaskena në fushë me Zlatan Ibrahimovic ndërsa shtoi se vlerëson shumë ish-futbollistët Christian Maggio dhe Javier Zanetti.

“Isha i bindur se Botërori do të ishte eventi i fundit në karrierë, por besimi i Federatës Italiane, UEFA-s dhe FIFA-s më shtynë të vazhdoja, më thanë se isha një pikë referimi për të rinjtë. Ende nuk e di me saktësi se kur do ta mbyllë karrierën, por nuk i druhem atij momenti.

Lexo edhe: 

Lojtari i preferuar? Christian Maggio. E njihja prej vitesh, kemi qenë në të njëjtën shkollë, për mua ai është një simbol i edukatës. Pastaj kam vlerësuar gjithnjë edhe Javier Zanettin. Ishte një kampion që nuk merrej me gabimet e arbitrave pasi e dinte shumë mirë se diçka e tillë është pjesë e lojës.

Lojtari që më ka impresionuar më shumë është Zlatan Ibrahimovic. Kur e shihja në fushë humbisja përqëndrimin. Në një Lazio-Inter të vitit 2009, në një kundërsulm e ngriti këmbën aq lartë dhe e mori topin me takë. Me atë lëvizje shmangu dy mbrojtësit e fundit dhe shënoi. Mbeta në vend i shokuar.

Pastaj në një Inter-Fiorentina, i akordova një faull në favor. U afrua tek unë dhe më tha; Shiko çfarë goli do të shënoj. E pozicionoi mirë topin, lëshoi një “predhë” dhe realizoi. U kthye nga unë dhe më tha; E pe çfarë bëra? Isha pa fjalë”, u shpreh Orsato.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...