Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Xavi i gëzohet suksesit me katër gola, zbulon lojtarin që u dallua në Camp Nou

Barcelona koleksionon fitoren e dytë radhazi dhe pas Villarealit, katalanasit shkëlqyen edhe ndaj Athletic Bilbao. Në Camp Nou nuk pati thuajse fare rivalitet me vendasit që shënuan katër gola, tre nga të cilët vetëm në pjesën e parë. Pas ndeshjes, trajneri Xavi Hernandez ishte i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij, ndërsa veçoi performancën e Ousmane Dembele, autor i një goli dhe tre asisteve.

“Më pëlqeu intensiteti i treguar nga skuadra si dhe mënyra si lojtarët dilnin nga presioni. Ishte një ndeshje e kompletuar dhe që lë një shije të mirë, tani duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Një plus i madh ëshë edhe atmosfera në Camp Nou, duhet ta shfrytëzojmë atë. Dembele? Ishte shumë mirë dhe bëri diferencën në fushë. Jam i lumtur për të, ndaj Bilbaos ia doli të vendosej në pozicionet e duhura në fushë dhe krijoi shumë.

Megjithatë, mund të them se të gjithë lojtarët ishin për notën 10, jam këtu për t’i ndihmuar të përmirësohen. E kam të vështirë të përzgjedh lojtarët në sulm, pasi janë në formë aktualisht, por konkurrenca është e mirëseardhur. Të jeni të bindur se edhe Raphinha do të na ndihmojë shumë përgjatë sezonit”, u shpreh Xavi.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...