Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Xhaka përgatit valixhet, klubi gjerman rrit ofertën dhe bind Arsenalin

Bayer Leverkusen prej kohësh është vënë pas Granit Xhakës. Mesfushori me origjinë shqiptare pritet të rikthehet së shpejti në Bundesligë pas një aventure shtatëvjeçare në radhët e Arsenal, aty ku u shndërrua edhe në kapitenin e skuadrës.

Në fakt, pritej që transferimi i 30-vjeçarit te “Aspirinat” të përfundonte disa ditë më parë, por “topçinjve” nuk iu pëlqeu oferta e parë prej 13 milionë paund e gjermanëve. Megjithatë, Leverkusen dëshiron me çdo kusht Xhakën dhe së fundmi ka shtuar ofertën në një shifër që shkon në 21.5 milionë paund dhe që Arsenal është tashmë gati ta pranojë.

Lexo edhe: 

Palët janë më pranë se kurrë dhe së shpejti mund të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes, madje “Football London” thekson se debutimi i Xhakës me fanellën e Bayer Leverkusen do të vijë në një miqësore parasezonale me Paderbornin më datë 21 korrik.

Kujtojmë se Xhaka ka një të shkuar katërvjeçare në Bundesliga teksa është aktivizuar në skuadrën e Borussia Moenchagladbach.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...