Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Xhaka: Roma skuadër Championsi, por në finale shkojmë ne

Roma është që tani në mendjen e Granit Xhakës, një nga ata lojtarë që vitin e kaluar nuk ishte në dy duelet gjysmëfinale të Europa League. Pasi luante tek Arsenali.

Shqiptari firmosi gjatë verës me Bayer Leverkusenin, ku dha një kontribut të rëndësishëm në rritjen e nivelit të skuadrës që sapo është shpallur kampione e Gjermanisë për herë të parë në histori.

Mendoj se Roma është një skuadër Championsi, por ne duam t’u dhurojmë tifozëve tanë finalen e Dublinit“, u shpreh mesfushori, “truri” i skuadrës së Xabi Alonsos.

Eliminimi i verdhekuqve italianë do të ishte një tjetër arritje e bujshme e një sezoni historik. Në të cilin Bayeri fitoi për herë të parë Bundesligën.

Lexo edhe:

“Aspirinat” nuk kanë humbur asnjë nga 44 ndeshjet e luajtura deri tani. Edhe në Londër përballë West Hamit demonstruan se kanë mësuar të kalojnë momentet e vështira.

Leverkuseni ndodhet në garë për fitimin e Europa League dhe Kupës së Gjermanisë. Në Europë duhet kaluar pengesa Roma. Takimin i parë, në “Olimpico” (2 maj). Sfida e kthimit, pas një jave në Gjermani (9 maj).

Ndërkohë që data 25 maj sjell finalen e Kupës së Gjermanisë, me djemtë e Xabi Alonsos që do të përballen me Kaiserslauternin e divizionit të dytë. Takime këto që do të vijnë live në SuperSport/DigitAlb. 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...