Bruno Lulaj ka mbyllur aventurën te Kukësi. Mbrojtësi 27-vjeçar ishte pjesë e klubit verilindor në tre sezonet e fundit.
107 ndeshje zhvilloi në total Lulaj me ekipin kuksian në të gjithë kompeticionet, duke gjetur golin në gjashtë raste.
Qendërmbrojtësi, i cili mund të luajë edhe si mesfushor shkatërrues, ka luajtur më parë në Superiore me Skënderbeun dhe Laçin.
NJOFTIMI I KUKËSIT
“FK Kukësi njofton se mbrojtësi Bruno Lulaj nuk është më pjesë e ekipit tonë pasi kontrata e mbrojtësit ka përfunduar.
Klubi i Kukësit e falënderon Brunon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierë“, lexohet në komunikatën zyrtare.
SuperSport mëson se Lulaj ka marrë një ofertë nga Rumania (Hermannstadt), ndërkohë që ka interesim edhe nga tri klube të tjera: dy klube greke dhe një klub qipriot.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?
