Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Manual për tifozët, ‘Si të keni sukses me femrat ruse’

Federata Argjentinase e Futbollit ka menduar t’u vijë në ndihmë edhe tifozëve të saj, që do të udhëtojnë në Rusi, përgjatë muajit të Botërorit.

Ata kanë publikuar një manual, që shpjegon detaje nga kultura ruse dhe ndihmon tifozët të kenë sukses me vajzat, gjatë qëndrimit të tyre atje.

Janë plot 8 rregullat ‘e arta’, që sipas manualit të Federatës Argjentinase, ndihmojnë për të pasur sukses me një femër në Rusi.

1. Ruset dallojnë mirë nëse mashkulli përballë është i pastër, i parfumuar dhe i veshur mirë. Mos iu afroni femrave me bluzën e Messit pis me birrë ose më keq akoma, me bluzën e Messit pas 90 minutash lojë
2. Mos i trajtoni si sende femrat ruse! Bëjini që të ndihen unike duke i krahasuar me Maradonën
3. Ruset i urrejnë meshkujt e mërzitshëm. Mos flisni për formacionin e Argjentinës, por bëni thashetheme për Messin
4. Mos u tregoni pesimistë. Ruseve nuk u pëlqejnë meshkujt që e shohin gjithçka zi.
5. Mos bëni pyetjet e zakonshme të tipit “Jeton këtu?” ose “Je me Rusinë?”. Pyesni më mirë se kush nga binjakët Berezutski ka lindur më parë
6. Vajzave ruse u pëlqejnë meshkujt me iniciativë.
7. Vajzave ruse nuk u pëlqejnë meshkujt llafazanë. Mos e teproni me bisedat mbi futbollin dhe me historitë e Maradonës
8. Mos u përpiqni t’i bini në sy dhe mos jini përzgjedhës

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...