Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Dytë

Flamurtari po rikthehet, kuqezinjtë sigurojnë ngjitjen në Kategorinë e Parë

Vitet e fundit kanë qenë tepër të vështira për Flamurtarin dhe shumë të dhimbshme për tifozët vlonjatë. Një nga ekipet më popullore të futbollit shqiptar ra vjet në Kategorinë e Dytë.

Gjithsesi, kuqezinjtë kanë zhvilluar një sezon pozitiv dhe ditën e djeshme siguruan ngjitjen në të Parën, një divizion më lart. Kuqezinjtë fituan 4-1 ndaj A.F Luftëtarit falë golave të Bicit, Indio, Çelhakës dhe Diamantit.

Triumfi me “poker” ka ngjitur Flamurtarin në kuotën e 56 pikëve në grupin B dhe kalimin në Kategorinë e Parë. Në ekipin vlonjat luajnë emra si Ribaj, Moçka, Bici, Gocaj, Ramadani apo Pjeshka.

Një moment feste për tifozët, të cilët presin që skuadra e zemrës – fituese e një titulli, katër Kupave të Shqipërisë dhe dy Superkupave – të rikthehet sa më shpejt në elitën e futbollit shqiptar.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...