Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Dygolëshi i dytë radhazi, sulmuesi i Kombëtares në super formë

Taulant Seferi është përshtatur për mrekulli te Vorskla Poltava në Ukrainë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, realizoi sot dygolëshin e dytë radhazi në kampionat.

Skuadra e 26-vjeçarit nga Kumanova, mori një pikë pas barazimit 2-2  në transfertë ndaj Veres-Rivne. Seferi zhbllokoi takimin në minutën e 25’ me një gol shumë të bukur.

LEXO EDHE:

“Ish”-i i Tiranës tregoi aftësitë e bomberit duke befasuar mbrojtjen dhe portierin kundërshtar. Goli i dytë erdhi pesë minuta nga fundi falë një penalltie të saktë.

Seferi ndodhet në formë të shkëlqyer dhe është ngjitur në shifrën e 8 golave në kampionatin ukrainas. Më mirë se ai kanë bërë vetëm Dovbyk (Dnipro) me 12 gola dhe Buyalskyy (Dinamo Kiev) me 11.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...