Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Tentuam deri në fund për Haaland”, drejtori: Arritëm në limite, por nuk ndryshojmë politikë

Haaland paralajmëron Interin
Haaland paralajmëron Interin

Erling Haaland mund të konsiderohet pa dyshim si transferimi më i spikatur i merkatos së shkuar verore. Norvegjezi kaloi nga Borussia Dortmund në radhët e Manchester City teksa është përshtatur menjëherë me jetën në Angli duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të kampionatit, madje duke vendosur edhe rekordin për më shumë gola në një sezon të Premier League, 35 deri më tani.

Në fakt, te City duhet të ndjehen me fat që Haaland përfundoi në Angli duke qenë se kërkesat për ta transferuar ishin të shumta dhe një nga pretendentët kryesorë ishte Bayern Munich. Së fundmi, një nga drejtuesit e bavarezëve, Oliver Kahn shprehet se tentuan deri në fund për të firmosur me Haaland, por e kishin të pamundur të shpenzonin më shumë se sa i lejon struktura e klubit me gjermanët të cilët janë të njohur për politikën që ndjekin në lidhje me shpenzimet në merkato.

Lexo edhe:

“Para një viti, provuam gjithçka për të transferuar Haaland. Bëmë gjithçka ishte e mundur dhe arritëm deri në limitet tona financiare. Por, në fund na u desh të merrnim një vendim nëse do ta prishnim apo jo strukturën tonë financiare dhe menduan se nuk ishim të përgatitur për diçka të tillë. Bayern nuk funksionon në këtë mënyrë”, u shpreh Kahn.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...