Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“S’e tradhtoj Leicesterin”/ Besnik i përjetshëm, Vardy befason klubin e Cikalleshit

Sirena arabe edhe për Jamie Vardy, sulmuesin historik të Leicester City. 36-vjeçarin e kërkon Khaleej FC, skuadër ku luan edhe Sokol Cikalleshi.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, u huazua nga turqit e Konyasporit, por drejtuesit e Khaleej kanë opsionin e blerjes së kartonit të kavajasit.

Drejtuesit e klubit saudit kanë tentuar një akord, por Vardy nuk është tunduar aspak nga milionat e sheikëve.

Lexo edhe:

Sulmuesi i njohur ka si synim të rikthejë “dhelprat” në Premier League pas dështimit të madh në sezonin e fundit. Me Leicesterin që ka rënë në Championship.

Vardy është pjesë e skuadrës ishullore prej vitit 2012. 170 gola ka realizuar në total me Leicesterin, me të cilën fitoi Premier League si protagonist në vitin 2016.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...