Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ajax gjen pasuesin e Kudus, shpenzon 19 milionë euro për ish-shokun e Skukës

Mikautadze është zyrtarisht lojtari më i ri i Ajax.

Pas transferimit të Mohammed Kudus te West Ham për afro 43 milionë euro, “Harkëtarët” kanë gjetur menjëherë pasuesin e ganezit dhe bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Metz, Georges Mikautadze.

Lexoni edhe: 

Ajax prej kohësh ishte vendosur në gjurmët e 22-vjeçarit dhe këtë të mërkurë ka zyrtarizuar transferimin e tij për shifrën e 16 milionë eurove, por që mund të shkojë deri në 19 milionë euro falë bonuseve, ndërsa lojtari ka firmosur deri në verën e vitit 2028.

Gjeorgjiani ishte protagonist sezonin e kaluar në Ligue 2, me 23 gola në 37 takime duke rikthyer skuadrën e Metz në elitë, ndërsa e nisi edicionin e ri me të njëjtën mënyrë, duke shënuar dy gola në tre ndeshjet e para.

Një goditje vërtet interesante, me Mikautadze që bën kështu një hap të madh në karrierë, pasi bashkohet me një skuadër që ka traditë jo vetëm në Holandë, por edhe në kontinentin e vjetër.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...